Testi bërthamor në Kore 10 herë më i fuqishëm se Hiroshima (FOTO)

Dy lëkundje sizmike janë regjistruar një ditë më parë në Korenë e Veriut, të cilat besohet se kanë lidhje me testin bërthamor të zhvilluar në fillim të muajit shtator, ka bërë të ditur një zyrtar amerikan i Institutit Gjeologjik.

Epiqendra e tërmeteve 2.9 dhe 2.4 ballë ishte në vendin ku Koreja e Veriut zhvilloi testin e saj më të madh bërthamor më 3 shtator.

Zyrtari ka thënë se lëkundjet e tokës kanë të bëjnë me zhvendosjen e kores së tokës në zonën ku është kryer testi i fundit bërthamor, transmeton tch. “Pas testit bërthamor, korja e tokës kërkon kohë të tërhiqet plotësisht në pozicionin e saj të parë”.

Testit bërthamor i shtatorit, sipas ekspertëve, ishte 10 herë më i fuqishëm se sa bomba atomike amerikane, e cila u hodh në Hiroshima më 1945.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu