Testohet në Siri sistemi raketor ajror rus S-500

Sistemi rus i mbrojtjes ajrore S-500 është testuar në Siri, raportoi sot e përditshmja ruse Izvestia, transmeton Anadolu Agency (AA).

Disa probleme u identifikuan gjatë testimit, por ato u eliminuan shpejt, njoftoi Izvestia, duke cituar burimet nga Ministria ruse e Mbrojtjes.

Testet tashmë janë përfunduar dhe konsiderohen “të suksesshme”, theksohet më tej.

S-500 është një sistem universal me rreze të gjata dhe interceptim të lartë me potencial të rritur të mbrojtjes raketore, tha Ministria.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu