Tetovari diplomon në Columbian University në New York me bursë universitare!

Altrim A. Mamuti, i lindur në Tetovë, ka përfunduar studimet në shkencat biologjike (Biological Sciences) në Columbia University in the City of New York te nivelit Bachelor (BA 24’). Altrimi, tashmë për disa vite është Jack Kent Cooke Foundation Scholar, një ndër bursat më prestigjioze në Shtetet e Bashkuara.

Ai ishte një ndër tre studentet e vetëm që fitoi këtë bursë në shtetin e New York-ut shkruan Pa Censurë.

Altrimi mban postin e Presidentit të Shoqërisë së Biologjisë Mjedisore në Columbia University (CU Environmental Biology Society) dhe poashtu është Champion Young Scientist në Microbiology Society ne Mbretërine e Bashkuar. Në të ardhmen, Altrimi synon që të vazhdojë studimet e doktoraturës në Bioengineering and Systems Biology./Pa Censurë


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu