Tetovari: Më vjen keq për Maqedoninë, për shkak të ne shqiptarëve nuk hyri në BE

Asnjë shtet që ka shqiptarë në rajon nuk do të hyjë në Bashkimin Evropian pasi shqiptarët nuk kanë vlera europiane dhe këtë gjë Evropa e din ka shkruar kështu në facebook profilin e tij aktivisti qytetar nga Tetova Armend Nuhiu.

Ai më tej ka theksuar se i vjen keq për Maqedoninë e Veriut që ndryshoi emrin dhe e cila për shkak të shqiptarëve që jetojnë këtu ngelet jashtë BE-së, transmetojnë shkrimin mediat maqedonase.

Armend Nuhiu pastaj ka fshirë postimin e tij në Facebook nga trysnia e madhe e miqve të tij në Facebook.

Armend Nuhiu njihet si Doktor Adhamudhi i kohës së sotme, personazhi kryesor i veprës satirike të Andon Zako Çajupit “Pas Vdekjes”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu