Teuta Arifi “zbut” Nevzat Bejtën

Në mbledhjen e Këshillit të zhvillimit planorë të pollogut sot është aritur marrëshje për zhbllokimin e bllokadës nga banorët e viseve rurale që gravitojnë afër deponisë “RUSINO” të Gostivarit për komunat e pollogut.

Kryetarja e KZHRPP, Teuta Arifi bashkë me Kryetarin e Komunës së Gostivarit dhe kryetarëve të bashkësive lokale kanë aritur një marrëveshje me të drejta dhe detyrime që i obligojnë të dy palët.

Ajo në rrjetin social fejsbuk ka publikuar :

Sot, në hapësirat e komunës së Gostivarit, u mbajt mbledhja e rradhës së Këshillit për zhvillm të rajonit planor të Pollogut. Mbledhja u udhëhoq nga kryetarja e këtij Këshilli dhe njëherit kryetarja e komunës së Tetovës, znj. Teuta Arifi, ndërsa të pranishëm ishin ministri i ekologjisë, z. Bashkim Ameti, kryetarët e komunave të tjera të cilat I përkasin rajonit të Pollogut si dhe përfaqësuesit e bashkësive vendore që bëjnë pjesë në komunën e Gostivarit. Gjatë takimit u diskutua kryesisht rreth çështjes së deponisë së Rusinos dhe kërkesave të bashkësive vendore lidhur me këtë deponi. Lidhur me dhjetë kërkesat e parashtruara, kryetarët e komunave bashkërisht morrën përsipër obligimin që t’i përmbushin ato në mënyrën dhe brenda afateve të përcaktuara në këtë mbledhje, me qëllim që çështjes së deponisë Rusino t’i jepet një zgjidhje afatgjate dhe e qëndrueshme


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu