Thaçi: Nuk mund t`i ndihmoj banorëve të Hasanbegut se jam opozitë

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi i pyetur nga TV21 se pse nuk ka vizituar vendet e prekura nga vërshimet e gjashtë gushtit, tha se nuk është i interesuar për pikë politike. Ai madje tha se nuk ka fuqi që të vizitoj e tu ndihmoj këtyre vendeve pasi që është opozitë.

Thaçi theksoi se qeveria nuk mund të luftojë fenomenet natyrore, por megjithatë mund të rregullojë kanalizimet atmosferike me qëllim që të zvogëlojnë rrezikun nga vërshimet. “Si gjithmonë, unë e mbajë atë qëndrim, ndoshta ndokujt nuk i pëlqen, i kërkoj ndjesë por nuk dua të jem pjesë e marketingjeve bajate në kuadër të fatkeqësive të njerëzve. E dyta, aq e kam takatin, jam opozitë, nuk mund vetëm të shkoj t’i përkëdhelim njerëzit. E treta mendoj se betejën e tretë institucionale si parti politike jemi duke e bërë.

Ne nuk kërkojmë nga këto shqiptarë që janë në qeverisje të bëjnë luftë me zotin dhe t’i parandalojnë fenomenet natyrore, megjithatë çështja e kanalizimit atmosferik është një çështje shumë e prekshme.” Tha Kryetari i PDSH Menduh Thaçi Të gjitha këto Thaçi i tha gjatë një takimi me drejtorin e lartë të çështjeve Evropianë nga Këshilli i sigurisë Kombëtare të SHBA-së Dr. Chalres Kupchan.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu