Thaçi: Shqiptarët e Maqedonisë e festojnë Ditën e Alfabetit me meritë të PDSH-së

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaci dërgoi urim me rastin e 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe.

“Përkujtojmë sot 109 vjetorin e mbajtjes së Kongresit të Manastirit, një datë e kaluarës sonë të lavdishme ku u themelua Alfabeti i përbashkët shqip.

Populli që kultuvon gjuhën e vet, kultivon edhe vlerat e mirëfillta kombëtare, andaj është obligim i secilit prej nesh që të vazhdojmë misionin tonë kombëtar duke kultivuar vlerat mbi të cilat është ndërtuar kombi ynë, me çka do të forcojmë bashkëpunimin shpirtëror të shqiptarëve. Prej vitit 2007 shqiptarët e Maqedonisë e festojnë këtë festë të rëndësishme kombëtare si festë shtetërore, me meritë të Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH). Kam kënaqësinë që në emrin tim personal dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare t’iu uroj gjithë shqiptarëve Ditën e Alfabetit shqip” thuhet në urimin dërguar nga PDSH-ja. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu