Thaçi zbulon çfarë foli me emisarin e Trumpit sonte në Gjermani

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar në Munih me të Dërguarin Special të SHBA’së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Thaçi ka treguar se me Grenell ka biseduar për arritjen e një marrëveshje finale me Serbinë, e cila sipas tij do i sjellë Kosovës anëtarësimin në Organizaten e Kombeve të Bashkuara dhe njohje reciproke.

“Gjithmonë kënaqësi të takohem me të Dërguarin Special Richard Grenell”, ka thënë Thaçi për takimin.

“Diskutuam për dialogun me Kosovën dhe Serbinë, dhe hapat e ardhshëm drejt arritjes së marrëveshjes finale për njohje dhe anëtarësi në Kombe të Bashkuara. Falënderues për dinamikën e re që ai ka sjellë në proces dhe vendosmërinë e tij për paqe dhe përparim dhe rajon”, shton presidenti.

Ndryshe, më herët Grenell është takuar edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Vuçiq tregoi se në takim u fol për largimin e taksës si kusht për kthmin e Serbisë në negociata. /Express/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu