Thashethemet më të çmendura për Real Madridin: Bellingham, Mbappe dhe Davies transferohen këtë verë

Real Madridi ka mendjen për të përforcuar skuadrën sezonin e ardhshëm, duke u lidhur me shumë yje, por tre nga ta janë më të përfolur dhe mund të transferohen në verë në Santiago Bernabeu.

Los Blancos kanë një ndeshje të rëndësishme sot, pasi luajnë ndaj Manchester Cityt për një vend në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve, pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë.

Megjithatë, drejtuesit e klubit nga Santiago Bernabeu ‘njërin sy’ e kanë tek përforcimet e verës, pasi duan t’i zëvendësojnë disa nga senatorët që e kanë mbajtur peshën e klubit për vite me radhë.

Sipas mediumit britanik Sky Sports, Real Madridi do të tentojë këtë verë transferimet e Jude Bellingham, Kylian Mbappe dhe Alphonso Davies.

Mesfushori anglez duket më se i mundshëm, megjithëse Borussia Dortmundi tashmë ka paralajmëruar se do ta ketë të vështirë transferimin e tij.

“Saga Mbappe”, u pa verën e kaluar që çështja e francezit me Real Madridin është jashtëzakonisht e komplikuar, veçanërisht me presidentin e PSG-së, Nasser Al-Khelaifi në mes.

Në fund, kanadezi nga Bayern Munich, nuk ka dyshim se ai do të ishte një përforcim i madhe në krahun e majtë dhe prandaj transferimi i tij është i mundur.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu