#THUMB e gjen se cili portal Ahmetit ia bëri mendjen dhallë?

#THUMB pas shumë hulumtimeve të ekspertëve mediatik dhe të internetit e gjen se cili portal me lajme ishte shkatari kryesor i hutimit aq të madh që është shkaktuar në mendjen e ndritur të Ali Ahmetit sa që mbrëmë cilësoi se portalet na kanë bërë mendjen dhallë.

Nuk na vjen edhe neve mirë ta themi dhe pranojmë shkaku i modestisë por duhet të jemi transparent dhe të themi se edhe #THUMB është njëri prej atyre faqeve që me përmbajtjet e tyre e prishë terezinë e qumështit dhe mjaltës dhe bën dhallë mendjet e iluzionistëve dhe halucionistëve. Në fakt çdo media e përgjegjshme në Maqedoni që të bardhës i thotë e bardhë ia bën mendjen dhallë secilit që mundohet të ndryshojë realitetin e dukshëm për vite me rradhë nën udhëheqjen e BDI-së.

“Thumb” është seksion i lajmeve satirike të InfoShqip.com, lajmet e paraqitura këtu nuk korespondojnë me të vërtetën. Çdo përngjasim është i qëllimshëm për arsye përqeshjeje të fenomeneve të mbrapshta.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu