THUMB/ Në Maqedoni fillon aplikimi i dietës “Abdilaqim”

THUMB nga ekspertë të dietave dhe nutricionistë mëson se ka filluar aplikimi me të madhe i dietës së quajtur “Abdilaqim”. Mësohet se kjo dietë nisi të përhapej me të madhe në këtë vend pas lajmërimeve për haje me biftekë dhe krahasimit të hajes me konsulentin. Gjatë krahasimit masiv vërehej qartë se ky lloj diete bën mirë për mbajtjen e linjave të trupit. Nutricionistët që konsultoi “Thumb” nuk e rekomandojnë këtë dietë pasi ajo ende nuk është futur në listën zyrtare të dietave por edhe ata pajtohen se efektet e kësaj diete janë të pamohueshme.

Problemi i vetëm është se bifteki që konsumohet gjatë kësaj diete duhet të jetë ekzakt me çmim të fiksuar nga 5200denarë; (me fjalë: pesë mijë e dyqind denarë) dhe assesi më pak. E më shumë zaten nuk ekziston. Ekspertët thonë se ata që nuk kanë mundësi që të sigurojnë këtë dietë le të vazhdojnë si më parë bukë me gjizë dhe hajvar dhe le të habiten me lajme për biftekë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës! Ashtu, pak nga habia e pak nga uria, mund vërtetë të sigurojnë linja të pëlqyeshme të trupit.

Për më shumë shikoni foto-ilustrimin në vazhdim:

dieta-abdulaqim-3
Kjo është dieta “ABDILAQIM”

THUMB” është seksion i lajmeve satirike i InfoShqip dhe lajmet e paraqitura këtu nuk korespondojnë me të vërtetën. Çdo përngjasim është i qëllimshëm për arsye përqeshjeje të fenomeneve të mbrapshta.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu