Tim Shkupi: S’ka islamofobi në Kosovë, ka shqiptarofobi

Veprimtari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Musa Lamallari i njohur si Tim Shkupi, ka kritikuar ashpër penalistët në emisionin “Debat Plus”, ku po bisedohet për fenë dhe kombin.

Ai ka kritikuar, Nexhmedin Spahiun, Abdullah Kilnakun dhe Fuad Ramiqin, ish-drejtuesin të Lëvizjes Islame “Bashkohu”.

Sipas Shkupit, në Kosovë nuk ka islamofobi, por, ka shqiparofobi, e sipas tij kjo vjen “për shkak të personave si Spahiu, Klinaku e Ramiqi.

“Unë nuk jam mysliman, unë jam shqiptar. Sa për fillim nuk ka islamofobi në Kosovë, por ka shqiptarofobi, dhe shqiptarofobia është aq e madhe prej aleancës sllavo-muslimane”.

Shkupi ka sulmuar edhe panelistin Abdullah Klinaku duke e cilësuar si anëtarë i Vëllazërisë Muslimane, një organizatë kjo e shtypur me forcë në Egjipt.

Po i shkruan juristë dhe po fol sikur më qenë ndonjë anëtar i Vëllazërisë muslimane të Egjiptit që i ka ndjek shqiptarët.Ky nuk qenka jurist, por qenka agjitator i Vëllazërisë myslimane në Kosovë…nëse e ndaleni të koncepti i kombit, nuk është vetëm më ja fut kot si Nexhmendin Spahiu apo Fuad Ramiqi…Feja ime është shqiptaria”, ka deklaruar Shkupi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu