Tiranë, bie nga pallati në ndërtim, humb jetën punëtori

Mëngjesin e kësaj të diele, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 50-vjeçar ka humbur jetën, pasi ka rënë nga një pallat në ndërtim.

Sipas policisë, mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Besa”, në një pallat në ndërtim e sipër.

50-vjeçari dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar, e për pasojë ka ndërruar jetë.

Njoftimi:

“Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 21.05.2023, rreth orës 08:10, në rrugën “Besa”, në një pallat në ndërtim e sipër, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi A. B., 50-vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes“, njofton policia.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu