Todorov: Në rajonet e vërshuara nuk ka epidemi

Nuk ka sëmundje infektive në rajonet e përmbytura në Shkup, deklaroi sot nënkryeministri dhe ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov.

Ai theksoi se deri tani janë dezinfektuar rreth 30 milionë metra katrorë dhe rreth 4.500 shtëpi dhe numri i personave që kërkojnë ndihmë vazhdimisht ulet.

“Nëse në ditët e para numri ka qenë me qindra, tani ai numër është shtatë. Në Klinikën për sëmudje infektive nuk ka persona me sëmundje infektive nga këto rajone. Kemi kontroll të plotë të situatës dhe për fat nuk kemi epidei edhe pse ishin të gjitha parakushtet për të pasur. Atë që ekspertët më sugjeronin ishte më se e mundshme që të kishte epidemi në këtë rajon, prandaj bëmë dezinfektim dhe dezinsektim masiv dhe të shpejtë, ndërsa tani po bëjmë edhe deratizim në rajonin më të gjerë. Këto janë të gjitha masat që ndërmerren dhe që tani për tani japin rezultate të shkëlqyera”, theksoi Todorov.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve ai tha se vendimi që mori Qeveria është që ambulanta e përkohëshme e vendosur në shkollën në Stajkovc të hapet edhe në shtatë ditët e ardhshme, deri të premten, ndërsa nëse ka nevojë edhe më tej.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu