“Topi i Artë për Modric? Në garë me Messin ishte Florentino Perez e jo Ronaldo”

Zlatan Ibrahimovic ka bërë një deklaratë interesante për fitoren e Luka Modricit për çmimin e Topit të Artë.

Zlatan Ibrahimovic ka akuzuar presidentin e Real Madridit, Florentino Perez se ndikoi në fitoren e Luka Modriçit për Topin e Artë.

Sulmuesi suedez ka komentuar në mënyrë interesante fitoren e kroatit në garë për çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në botë, transmeton lajmi.net.

“Topi i Artë për Luka Modrić? Tani e dimë se në garë me Leo Messiin ishte Florentino Perez, e jo Cristiano Ronaldo”, deklaroi Ibrahimovic.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu