Trondit Gareth Bale, “thumbon” keq Ronaldon

Ylli i Real Madridit, Gareth Bale, së fundmi i ka shokuar të gjithë me deklaratat e tij.

AI ka sulmuar UEFA-n duke thënë se anëtarët e saj duhet të shkarkohen nga detyrë që nuk e kanë futur golin e tij si më të mirin e sezonit.

Por uellsiani nuk është ndalur me kaq, pasi ka thumbuar edhe Ronaldon , duke thënë se skuadra e Real Madrid është më e qetë me largimin e tij.

“Natyrisht se do të jetë më ndryshe tani duke mos e pasur një lojtar të madh në ekip”, tha Bale për Daily Mail.

“Është më qetë tani, po. Mendoj se tani jemi më shumë si ekip, punojmë më shumë se ekip i bashkuar, jo si individ”, shtoi ai.

“Nuk e di sesi nuk ishte në listë për golin më të mirë! Dua ta di kush është në panel sepse ata duan të shkarkohen. Ishte më i mirë se i Ronaldos? S’më takon mua ta them”, shtoi ai.
/albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu