Tronditet Reali, lëndohet Camavinga, mungon ndaj Manchester Cityt

Real Madid ka marrë një goditje të madhe në prag të ndeshjes së kthimit kundër Manchester Cityt në Champions League.

Eduardo Camavinga u largua në minutat e fundit të ndeshjes ndaj Getafes, ku kishte shqetësime në gju dhe kërkoi zëvendësimin, shkruan IndeksOnline.

Ky do të jetë një shqetësim i madh për trajnerin Carlo Ancelotti, i cili shpreson që mesfushori francez të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës ndaj Citit.

Ende nuk dihet asgjë rreth lëndimit të Camavingas, derisa detaje të reja pritet të mësohen ditën e sotme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu