Trump përballet me reagime të forta gjatë fjalimit në Kuvendin e Partisë Libertariane

Ish-Presidenti u përpoq të mos i jepte shumë rëndësi, duke iu referuar katër padive penale ndaj tij, duke u shprehur me shaka se “nëse nuk kam qenë libertarian më parë, me siguri që tani jam”. Trump u përpoq të lavdëronte “kampionët e vendosur të lirisë në këtë sallë” dhe e cilësoi Presidentin Joe Biden një “tiran” dhe “presidentin më të keq në historinë e Shteteve të Bashkuara”, duke nxitur disa nga të pranishmit të të bërtisnin: “Je ti”.

Libertarianët do të zgjedhin kandidatin e tyre për Shtëpinë e Bardhë gjatë kuvendit të tyre kombëtar, i cili përfundon të dielën. Për muaj me rradhë, anketimet kanë treguar se shumica e votuesve nuk duan një përsëritje të përballjes si ajo në 2020 mes zotit Trump dhe Presidentit Joe Biden.

Kevin Munoz, një zëdhënës i ekipit të fushatës së Presidentit Biden, kritikoi zotin Trump dhe republikanët kryesorë për qëndrimet e tyre ndaj abortit dhe mbështetjen e vendosjes së kufizimeve në shoqërinë civile, duke thënë në një deklaratë të shtunën, se “liria nuk është e lirë në Partinë Republikane të Trumpit dhe kjo fundjavë do të jetë thjesht një rast më shumë për ta kujtuar një gjë të tillë”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu