Tubimi i Ramës, në “Galtasi” të Athinës, mediat greke: Ka marrë leje për stadiumin me 6000 vende

Tubimi i Kryeministrit shqiptar Edi Rama në Greqi do të zhvillohet në stadiumin e Galacit në Athinë. Mediat greke thonë se kryeministrit Edi Rama i është dorëzuar leja të përdorë hapësirën e brendshme të stadiumit për takimin e tij me emigrantët shqiptarë.

Stadiumi i Galacit në Athinë ka një kapacitet prej 6200 vendesh.

Ndërtimi i tij përfundoi në maj 2004 dhe zyrtarisht u hap më 30 korrik po të ati viti, pak para fillimit të Lojërave Olimpike. Në këtë ambient u zhvilluan lojërat e pingpongut dhe garat e gjimnastikës ritmike gjatë Lojërave Olimpike të 2004.

Në ditë më parë kryeministri grek Kiriakos Mitsotakis deklaroi se Greqi nuk do ta pengojë vizitën e homologut e tij shqiptar Edi Rama në Athinë. Kreu i qeverisë greke theksoi se Rama ka të drejtë të takohet me bashkatdhetarët e tij, edhe pse e konsideroi këtë vizitë si të panevojshme.

Mirëpo kryeministri shqiptar Edi Rama e ka siguruar se vizita e tij në Athinë më 12 maj nuk lidhet më çështjet e Greqisë dhe as me zgjedhjet europiane, siç është shprehur Athina me shqetësim, por vetëm me shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në vendin fqinj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu