Türkiye, përfundon votimi në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Qendrat e votimit në të gjithë Türkiye-n u mbyllën pasi përfundoi votimi në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, raporton Anadolu.

Më shumë se 64,1 milionë njerëz u regjistruan për të votuar, përfshirë mbi 1,92 milionë që votuan më herët në qendrat e votimit jashtë shtetit.

Gjithsej 191.885 kuti votimi u vendosën për votuesit në të gjithë Türkiye-n.

Gjithashtu u mbyllën edhe qendrat e votimit në pikat kufitare, ndërsa votimi në misionet diplomatike të Türkiye-s jashtë shtetit përfundoi më 24 maj.

Numërimi i votave ka filluar për të përcaktuar rezultatin e garës së sotme midis presidentit Recep Tayyip Erdoğan dhe kandidatit kryesor të opozitës Kemal Kılıçdaroğlu për një mandat pesëvjeçar.

Miliona votues iu drejtuan kutive të votimit më 14 maj për të zgjedhur presidentin e vendit dhe anëtarët e parlamentit prej 600 vendesh.

Aleanca Popullore e Erdoğanit fitoi shumicën e vendeve në parlament kundër Aleancës Kombëtare opozitare të përbërë nga gjashtë parti politike.

Mirëpo, gara presidenciale shkoi në raund të dytë pasi asnjë kandidat nuk arriti të merrte shumicën e thjeshtë, ose mbi 50 qind të votave, megjithëse Erdoğan kryesonte me 49,5 për qind të votave.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu