Turqia do të përballet me sanksione të ashpra nga BE-ja, shkak kërkimi i gazit dhe naftës

Ministrat e 28 vendeve anëtare të BE-së kanë miratuar serinë e parë të sanksioneve kundër Turqisë përshkak që Turqia ka vazhduar kërkimet për naftë dhe gaz në ujërat e Qipros, me çka edhe zyrtarisht Ankaraja është përgjigjur se nuk do të tërhiqet nga aktivitetet e saja.

Shefat e diplomacisë së BE-së mbrëmjen e kaluar kanë njoftuar se do ti ndërpresin bisedimet me Turqinë në lidhje me Marrëveshjen e avio-komunikacionit, dhe do të kërkojnë nga Banka Investicionale Evropiane që të rishikojë huamarrjet që i jep Ankarasë dhe se vitin tjetër do të zvogëlohet ndihma për Turqinë, njofton agjencia e lajmeve AP.

Ministrat për punë të Jashtme kanë njoftuar se gjithashtu po punohet në masa shtesë për të sanksionuar Turqinë, e cila bisedimet për anëtarësim në BE i ka filluar qysh në vitin 2005.

Ministria turke e Punëve të Jashtme gjithashtu ka reaguar mbi vendimet e BE-së për të ndaluar kontaktet dhe financimin e Ankarasë, përshkak të kërkimi të saj për naftë dhe gaz në afërsi të bregdetit të Qipros, MPJ-ja turke ka shtuar duke thënë se mbi vendosmërinë turke për të kërkuar resurse energjetike nuk do të ndikojë asnjë masë sanksionimi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu