Turqia “ngriu” tregtinë me Izraelin, ministri i Jashtëm izraelit: Ankaraja është tërhequr nga disa kufizime

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan është tërhequr nga vendimi i tij i mëparshëm dhe ka hequr shumë nga kufizimet tregtare që vendosi ndaj Izraelit, tha të enjten ministri i jashtëm i Izraelit.

Ai shtoi se qëllimi ishte që të mos i nënshtroheshim kërcënimeve të “një diktatori”.

Rikujtojmë se Turqia pezulloi të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të ofensivës së saj në Gaza, duke përmendur “tragjedinë e përkeqësuar humanitare” në Rripin e Gazës.

Tregtia midis dy vendeve ishte me vlerë pothuajse 7 miliardë dollarë (5.6 miliardë £) vitin e kaluar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu