U arrestuan një javë më parë, Petkoviç: Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të serbëve të pafajshëm

Drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi, Petar Petkoviç këtë të hënë ka kërkuar edhe një herë lirimin e dy serbëve që u arrestuar një javë më parë në komunën e Zveçanit.

Petkoviç është shprehur se policia e Kurtit ka rrëmbyer Radosh Petroviçin dhe Dushan Obrenoviçin teksa ishin ulur të qetë para komunës së Zveçanit dhe ka kërkuar nga përfaqësuesit e ndërkombëtarëve komunitetit për një reagim të menjëhershëm dhe lirimin e tyre.

“Fotografitë dhe videot e bëra atë ditë dëshmojnë qartë se Radoshi dhe Dushani janë arrestuar para çdo trazire në Zveçan”, shkruan Petkoviç në Tëitter.

Ndër të tjera ai ka theksuar se është e qartë se Kurti arreston dhe persekuton serbët e pafajshëm.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu