U fsheh në kroskotin e makinës për të kaluar ilegalisht në Spanjë, ja si u zbulua 12-vjeçari (FOTO)

Një fëmijë 12 vjeçar është fshehur në kroskotin e një makine BMW X5, me qëllim për të kaluar kufirin për në Spanjë. Policia arriti të zbulonte vendin ku ishte fshehur djali nga Guinea, me anë të një aparati të veçantë i cili identifikoi të rrahurat e zemrës.

Kur oficeri i policisë futi dorën për të kontrolluar në kroskot, preku trupin e një njeriu.

Për shkak të vendit të ngushtë dhe shumë të vogël, i mituri kishte probleme me frymëmarrjen, por dhe me këmbët, pasi i është dashur ti mbante të mbledhura.

Policia zbuloi këtë rast trafiku në kufirin mes Marokut dhe enklavës veriore të Spanjës në Melilla të Afrikës, të premten e 8 dhjetorit. Policia arrestoi shoferin e makinës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu