U përfol sikur ishte në siklet pranë Mc Gregor, Cristiano Ronaldo thyen heshtjen

Cristiano Ronaldo ka postuar në rrjetet sociale për takimin që kishte me Conor McGregor në natën e mbrëmshme të boksit. Të shtunën mbrëma, portugezi dhe irlandezi ishin ulur pranë njëri-tjetrit, ndërsa Anthony Joshua dhe Deontay Wilder kryesonin ndeshjen e boksit në Kingdom Arena në Riad.

Wilder pësoi një humbje shokuese kundër Joseph Parker përpara se Joshua të mposhte Otto Wallin pas vetëm pesë raundeve.

Gjatë eventit, fansat vunë re një ndërveprim ‘të pakëndshëm’ mes superyllit të UFC dhe të madhit të futbollit.

Tani, Ronaldo ka postuar në rrjetet sociale një foto me irlandezin në rrjetet sociale: “Përshkrimi më i mirë fiton!”. Me këtë postim, Ronaldo hedh poshtë supozimet e fansave dhe mediave për një situatë të pakëndshme pranë yllit të MMA.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu