U rendin e para në botë, Kurti uron Distria Krasniqin: Gratë xhudiste vazhdojnë ta nderojnë Kosovën

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, ka arritur që të rënditet si më e mira në botë, në renditjen e publikuar nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos. Për këtë, Krasniqin e ka uruar edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Ai ka thënë se gratë si Distria e kanë nderuar dhe vazhdojnë ta nderojnë vendin me medalje olimpike.

“Urime Distria Krasniqit për renditjen #1 sipas Federatës Ndërkombëtare të Xhudos (kategoria deri në 52 kg). Gratë që konkurrojnë në xhudo e kanë nderuar vendin me medaljen e parë të artë olimpike dhe vazhdojnë të sfidojnë shanset si atletë lider në botë. Kosova është krenare!”, e uroi Kurti-Krasniqin përmes një shkrimi në Twitter.

Xhudistja kosovare doli si e para në kategorinë deri 52 kilogramë, me 7 mijë e 275 pikë të grumbulluara. Pas saj vjen xhudistja britanike, Chelsie Giles, e cila ka marrë 7 mijë e 10 pikë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu