“U shëmtua Shkupi dhe gjithë Maqedonia!”, Ivanovska: Ne jemi vend në të cilin mbretërojnë ndërtimet pa leje

Ne jemi një vend ku mbretërojnë ndërtimet pa leje dhe kjo e shkatërron mjedisin tonë, ka deklaruar në intervistë për Radion Evropa e Lirë, kryetarja e Antikorrupsionit, Biljana Ivanovska. Ajo konkretisht ka përmendur rastin e rrokaqiejve që filluan të ndërtohen në afërsi të Holiday Inn. Ivanovska para disa ditësh në Click Plus zbuloi se në rrugën “Vodnjanska” ka pasur ndërtime pa leje dhe edhe pse kanë reaguar, objekti nuk është rrënuar sepse pronari është person i njohur dhe i afërt me zyrtarë të lartë.

“Në rastin konkret te Holidy Inn, ju keni sjellë plan të detajuar urbanistik i cili nuk përputhet me Planin gjeneral urbanistik, i tejkalon parametrat, d.m.th atje keni, thjeshtë thënë, mbipopullim. As qasje adekuate për trafik, as gjelbërim adekuat, mbipopullim i madh. E vizatuan gjelbërimin nëpër ballkone. A atje do të shëtisin njerëzit, nëpër atë gjelbërim do të shëtisin? D.m.th e gjithë kjo është jashtë logjikës, u shëmtua edhe Shkupi edhe e gjithë Maqedonia”, tha Biljana Ivanovska, kryetare e Antikorrupsionit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu