Ukraina rrëzon për herë të parë një raketë hipersonike ruse

Ukraina raportohet se ka rrëzuar për herë të parë një raketë hipersonike ruse në qiellin mbi Kiev.

Portali ukrainas i lajmeve, Defence Express ka publikuar fotografi të një rakete të shkatërruar Kh-47 Kinzhal, e cila synonte caqet në kryeqytet.

Imazhet treguan vetëm hundën e kokës së raketës, e cila kishte rënë në një hapësirë të pabanueshme, raporton skynews.

Ushtria ruse pretendon se Kinzhal mund të arrij objektivin në një distance prej 3000 kilometrave dhe udhëton me shpejtësi prej katër kilometrave në sekondë.

Ai mund të mbajë koka të bombave konvencionale ose bërthamore dhe mund të lëshohet nga bombardues.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu