Ukrainasja shpërthen në të qara pas sulmit të sotëm në Uman: Raketa goditi banesën tonë, jemi mbuluar në gjak

Një grua ukrainase shpërtheu në të qara për shkak se një raketë goditi banesën e saj në Uman nga sulmet ajrore ruse këtë mëngjes.

“Raketa goditi apartamentin tonë, jemi mbuluar të gjithë në gjak”, thotë ajo në një video. Megjithatë, shtoi se gjendja e saj dhe e fëmijëve është e mirë.

Përmes këtyre pamjeve, ukrainasja e tregonte gjendjen e apartamentit të saj të dëmtuar, derisa fytyra e saj dhe duart ishin të mbuluara me gjak, transmeton Telegrafi.

Siç raportohet, 17 persona u vranë përfshirë një fëmijë nga sulmet ajrore ruse në qytetin Uman.

Ndërkaq, një grua dhe vajza e saj tre vjeçare u vranë në një sulm të ngjashëm në Dnipro.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu