Ulen çmimet e derivateve

Komisioni Rregullator për Energjetikë sot njoftoi se nga mesnata do të lirohen çmimet e derivateve. Benzina nga mesnata do të lirohet për tre denarë për litër, ndërsa çmimi i naftës dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri do të lirohet për dy denarë.

EUROSUPER BS-98 do të kushtojë 68,50 den për litër.

EUROSUPER BS-95 do të kushtojë 66,50 den për litër.

EURODIZELI do të shitet me çmim prej 60 den për litër, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri do të kushtoj 50 den për litër.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu