Usain Bolt ‘nën ethe’ nga vrapimi që e bëri mbrëmë Kylian Mbappe, një sekondë më pas rekordit botëror (VIDEO)

Në një përballje të fundit në Ligën e Kampionëve mes Paris Saint-Germain dhe Real Sociedad, Kylian Mbappe tregoi shpejtësinë e tij të jashtëzakonshme, duke bërë krahasime me sprinterin legjendar Usain Bolt.

Sulmuesi 25-vjeçar, i njohur për ritmin e tij të shpejtë që shpesh i lë mbrojtësit pas, vrapoi për 10.9 sekonda 100 metra, sipas asaj që raporton BBC.

Kjo arritje e jashtëzakonshme e pozicionon Mbappen pak më shumë se një sekondë pas rekordit botëror të Bolt prej 9.58 sekondash.

Pavarësisht diferencës së vogël, shkathtësia elektrizuese e sulmuesit dhe aftësia për të shënuar gola e shtynë PSG-në në çerekfinale me një dygolësh mahnitës në ndeshjen e dytë.

Mbappe është ende i ri dhe me stërvitjet e tij të përditshme, ai mund edhe të arrijë këtë rekord botëror të xhamajkanit legjenda. /Telegrafi/

VIDEO


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu