Ushtria Izraelite ka sulmuar gjatë natës pozicionet ushtarake të Hamasit

Ushtria izraelite sulmoi gjatë natës së kaluar pozicionet ushtarake të Hamasit në veri të rripit të Gazës duke shënjestruar 4 objektiva të ndryshëm, përfshirë ndërtesa, infrastrukture dhe një strukture të prodhimit të armëve.

Sipas të përditshmes izraelite Haaretz, kjo ishte një kundërpërgjigje ndaj të shtënave të qëlluara nga Gaza në drejtim të banesave të qytetit jugor izraelit të Sderotit, prej të cilave nuk pati viktima ne njerëz, por zjarri i mitralozave ka shkaktuar dëme materiale, e mbi të gjitha, është perceptuar si një përshkallëzim që meritonte një reagim të fortë.

Dhjetëra të vrarë e qindra të plagosurit ishte epilogu më 14 në protestat e palestinezëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu