Valon Syla: Çka i duhet hoxhës Mercedesi?

Gazetari nga Kosova, Valon Syla, ishte i ftuar në emisionin Prizma me Flora Shabanin në Alsat, ku komentoi debatet e fundit që lidhen me fenë, shoqërinë dhe deklaratat e tij publike.

Në promovimin e intervistës, Alsat publikoi deklaratën e Sylës: “Çka i duhet hoxhës Mercedesi?! Hoxhallarët po sillen si repera të estradës”, ndërsa gazetari theksoi se kritikat e tij nuk janë kundër fesë, por kundër hipokrizisë.

“Unë fenë nuk e ofendoj, e ofendoj dyfytyrësinë në fe”, deklaroi Syla gjatë intervistës, duke nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu