Vazhdojnë lajmet e mira për Juventusin

Pas vendimit zyrtar të marë nga UEFA për festimin e CR7 i cili u dënua vetëm me një vlerë monetare 20 mijë euro një tjetër lajm i mirë vjen për Zonjën e Vjetër.

Mesfushori gjerman Sami Khedira ka lënë pas atë dëmtim të marë që prej datës 20 shkurt ku u detyrua të bëjë një ndërhyrje kirurgjikale në sajë të aritmisë të diagonistuar përpara ndeshjes me Atletico Madrid.

Pas një muaji, kontrollet e gjermanit kanë dhënë sinjal pozitiv: ka ardhur “ok” për aktivitetin futbollistik. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu