Qeveria ka vazhduar masën për uljen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) për naftën, duke e mbajtur normën në 10 për qind, në vend të 18 për qind, deri më 12 tetor 2026.
Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, e cila tha se masa synon të ndikojë drejtpërdrejt në çmimet me pakicë të karburanteve dhe të kufizojë ndikimin e rritjes së çmimeve në tregjet ndërkombëtare.
“Me vazhdimin e kësaj mase ndikojmë drejtpërdrejt në çmimet me pakicë të karburanteve dhe kufizojmë bartjen e presioneve të jashtme të çmimeve te çmimet e produkteve dhe shërbimeve të tjera”, deklaroi Dimitrieska-Koçoska.
Sipas saj, Qeveria po ndjek zhvillimet në tregjet ndërkombëtare dhe po ndërmerr masa kur është e nevojshme, me qëllim të mbrojtjes së standardit të qytetarëve dhe ruajtjes së stabilitetit të ekonomisë vendase.
Masa për uljen e TVSH-së për naftën vlen deri më 12 tetor, ndërsa pas këtij afati do të vlerësohet nëse do të ketë nevojë për vazhdimin e saj.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, norma e përgjithshme e TVSH-së është 18 për qind, ndërsa për energjentët zbatohet norma e privilegjuar prej 10 për qind në kuadër të rregullimit tatimor.










