Vdekja e Tina Turner, reagon Shtëpia e Bardhë: Humbje e madhe për industrinë e muzikës

Ditën e sotme ndërroi jetë në moshën 83-vjeçare këngëtarja me famë botërore, Tina Turner, e njohur edhe si mbretëresha e “Rock’n Roll”.

Sipas mediave të huaja, mesazhe ngushëlluese për vdekjen e saj po vijnë nga mbarë bota dhe jo vetëm nga bota e artit dhe muzikës, por edhe nga bota e politikës.

Për vdekjen e saj ka reaguar edhe Shtëpia e Bardhë, përmes një deklarate. Zëdhënësja Karine Jean-Pierre e përshkroi vdekjen e këngëtares si “lajm tepër të trishtuar”.

Ajo tha se vdekja e Turner ishte një humbje e madhe për komunitetin që e donte atë dhe për industrinë e muzikës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu