Veleshta humane ndihmon Hasanbegun e përmbytur

Veleshta zgjati dorën e ngrohtë për rajonin e përmbytur të Shkupit.Nga këshilli i xhamisë së Veleshtës raportohet se kanë ngrumbulluar plotë 15 mijë euro për ti destinuar ato në Hasanbeg të Shkupit, për tua lehësuar dhimbjet banorëve të kësaj ane, njofton Struga Ekspres.

Nga ky këshill tregojnë se këtë shumë e kanë ngrumbulluar edhe falë mërgimtarëve human dhe bujar të Veleshtës, të cilët edhe i falenderojnë për kontributin e tyre.Struga Ekspres.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu