Veliaj: Ky është mandati im i fundit në bashkinë Tiranë

Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se ky është mandati i tij i fundit në bashkinë Tiranë. I njëjti ka treguar edhe për ndryshimet që ai dëshiron t’i bëjë gjatë këtij mandati.

“Bashkia e re do të jetë tek Bulevardi i ri. Vendim i gjykatës për kopshtin botanik, shkollat i kemi në proces, do të marrim një vendim për vendosjen dizajnin e Gjykatës së Lartë, kemi dy grupe finaliste”.

Ndërsa një nga arritjet e qeverisjes së tij deri tash, Veliaj e konsideron dhjetë fishimin e taksës për ndërtuesit.

“10 fishuam taksën për ndërtuesin. Unë s’po them që shijon taksa, ka hequr spekulantë nga tregu. Ai ishte një treg bizare, çdo lloj zdromsi që s’merrte vesh fare mjaft të kishte lidhje me një kryebashkiak hapte gropë, 100 mijë leja, bëmë 10 fishim të shumës, ai nuk e bën më me lek xhepi, kur taksa shkon 10 fish, kur merr nga banka është banka që siguron, është formalizuar, ikën këta amatorë, ka vetëm ndërtues vërtet, vetëm ata që dinë të bëjnë”, tha tutje.

Kryebashkiaku Erion Veliaj të martën zyrtarisht ka fituar mandatin e tretë në Bashkinë e Tiranës.

Ai e mposhti bindshëm kundërshtarin e tij të “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi.

Sipas Komisionit Qendror Zgjedhor, i ka fituar 158 mijë e 688 vota, derisa Këlliçi mori 100 mijë e 351 vota. /tch


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu