Vështirë për tu zbuluar cili repart i Realit është më i dobëti

Tashmë është e qartë për problemet që janë në Real Madrid të cilët pasi që ishin tetë orë dhe një minutë pa gol ende treguan lojë të zbehtë mbrëmë në Ligën e Kampionë: sidomos në zonën e tyre dhe atë të kundërshtarit.

Cila situatë ishte më e keqja.

Është më e vështirë për të ecur korridoreve të një shtëpie sesa Hrosovsy që ja bëri atë Casemiros, Sergio Ramos dhe Nachos në minutën e 78’të.

Çeku ishte paraparë të shkonte deri në kuzhinë por mesfushori u fut në lavaman dhe shënoi për rezultat 2-1, një gol që shkaktojë panik në Bernabeu të cilët nuk dinin ku e kanë kokën deri në fishkëllimën e fundit, duke bërtitur në fushë dhe mandej duke u larguar më vrap nga ajo.

Të rrahurat në kraharorin e tyre u panë edhe në konferencën për shtyp ku ata dukeshin mirë por kur në realitet trajneri e mbronte vetveten në fushë, me shumë apo pak sukses por që sipas tij ata i dhanë të gjitha. Në tempo përgjithmonë njëjtë. Dje, Madridi e pati 69 për qind të posedimit, kishte 21 goditje përderisa në të njëjtën kohë fituan 42 herë topin dy më pak se kundërshtari i tyre.

Real Madridi fitoi dhe po ashtu shënuan më shumë se një gol në një ndeshje, deri këtu mirë, por pas kësaj gjithçka shkoi keq. Kampionët europian janë futur në një spirale fatale e cila ka marrë kontrollin e trajnerit dhe lojtarëve. Lopetegui ka vendosur të ‘vdes’ në idetë e tij dhe kundër Viktoria Plzen ai mbeti edhe pa Ceballos, pa Asension dhe Varanen, dhe me Lucas Vazquez i cili luajti jashtë pozitës së tij në të djathtë kurse suksesi i sezonit të kaluar, Odriozola mbeti në bankë. Nëse Lucas është i dobët në pozitën e tij atëherë si është e mundur të pritni të luan më mirë jashtë pozitës së tij.

Thjesht, kohëve të fundit nuk mund ta dini se në cilin repart është më i dobët Real Madridi. /GazetaExpress/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu