Videoja që po bën “namin”, kush është elektriçisti hero që u var në tel (FOTO-VIDEO)

Ditën e sotme në median online videoja e një elektriçisti ka bërë xhiron në internet për shkak se veprimi i tij i guximshëm mund t’i rrezikonte atij edhe jetën.

Albeu.com mëson se elektriçisti është Thanas Kuremeno, 28 vjeç nga Dropulli, Gjirokastër.

Mësohet se ai punon prej më shumë se dy vitesh në OSHEE, ndërsa në këto momente ai ndodhet në terren duke ushtruar detyrën.

Ai ka folur për Albeu.com ku ka tha se është në gatishmëri prej më shumë se tre ditësh, teksa sot bëhen 10 orë punë në terren të vështirë.

Ai ka folur për edhe për videon e shpërndarë online ku ka deklaruar se vendimin për të kaluar me litar e mori vetë dhe se u deshën më shumë se 4 orë për të sistemuar fiderin e Lunxherise, që furnizon 10 fshatra.

Prej disa ditësh Shqipëria është paralizuar nga moti i keq me shira të rrëmbyeshëm dhe përmbytje të mëdha në Shqipërinë e mesme dhe atë të jugut.

Në këto ditë, “heronjt” e vërtetë si Thanaisi kanë rrezikuar dhjetra herë jetën për të shpëtuar banorët e prekur nga fakteqësia natyrore. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu