Visar Ymeri i quan derra Mustafën, Thaçin dhe Veselin (VIDEO)

Kreu i VV’së, Visar Ymeri ka shpërthyer në ofendime ndaj tre krerëve të shtetit, Kryeministrit Isa Mustafa, Presidentit Hashim Thaçi dhe Kryeparlamentarit Kadri Veseli.
Ai i quajti derra ata në një konferencë për media të thirrur nga VV’ja.

“Këta janë derrat në skenën tonë politike, me Isa Mustafën si kryederri. Këta derra po duan ta shndërrojnë Kosovën në Fermë të Kafshëve, mu sikur në librin e George Orwellit” , tha ai, duke iu referuar librit “Ferma e Kafshëve”.

Ymeri tha se Isa Mustafa dhe Qeveria e tij nuk e morën parasysh debatin e organizuar në Kuvend për demarkacion, pasi sipas tij ai thirri mbledhje të kabinetit të tij për ta proceduar demarkacionin ende pa u kryer debati.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu