Zidane më në fund i ka thënë po Realit. Ai ka nënshkruar një kontratë 3 vjeçare dhe detajet do të bëhen të ditura më vonë, shkruan Albeu.com
Deklarata zyrtare:
“Bordi i drejtues i Real Madridit, I takuar sot, të hënën, më 11 mars 2019, ka vendosur të përfundojë kontratën që lidh Santiago Solari me klubin si trajner i ekipit të parë dhe, në të njëjtën kohë, Real Madrid i ka ofruar të vazhdojë me ekipet e moshave.
Real Madrid vlerëson punën e bërë nga Santiago Solari, angazhimin dhe besnikërinë.
Bordi gjithashtu ka rënë dakord për emërimin e Zinedine Zidane si trajner i ri i Real Madridit me inkuadrim të menjëhershëm deri në pjesën e mbetur të sezonit dhe në tre vitet e ardhshme, deri më 30 qershor 2022.
Presidenti i Real Madridit do të paraqitet sot me Zinedine Zidane para mediave në orën 20:00 në dhomën e shtypit të stadiumit Santiago Bernabeu”. /albeu.com/










