Vjen një lajm i keq për Juventusin në prag sfide me Atletico

Juventusi do të presë nesër Atleticon e Madridit në “Allianz Stadium” në ndeshjen e kthimit të fazës së 1/8-ave të UEFA Champions League, me misionin për të përmbysur rezultatin e ndeshjes së parë, e cila përfundoi me shifrat 2-0 në favor të madrilenëve.

Gjithsesi, kur na ndajnë 24 orë nga supersfida, Masimiliano Allegri ka marrë një lajm, që e ka shqetësuar jo pak. Dounglas Costa nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e nesërme, pasi është dëmtuar përsëri në stërvitjen e ditës së sotme.

Tashmë, bardhezinjtë i duhet të bëjnë pa yllin brazilian, i cili madje pritej ta niste që nga minuta e parë sfidën, duke ditur që shpejtësia e tij vë jo pak në vështirëse kundërshtarët. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu