VMRO-DPMNE dhe BDI janë marrë vesh për dygjuhësinë?!

VMRO-DPMNE dhe BDI në parim kanë harmonizuar qëndrimet rreth dygjuhësisë, bëjnë të ditur burime të ekipeve negociuese për Tv Telma. Siç mësohet marrëveshja parasheh që Kushtetuta të mos ndryshohet, por kjo çështje të rregullohet me ndryshimet e ligjit për përdorimin e gjuhëve. Finalizimin dhe zgjidhjen do ta bëjnë grupe të punës të formuara në Kuvend, që do të punojnë për të gjitha çështjet e hapura. Ndërsa dy partitë nuk kanë marrëveshje për Prokurorinë Speciale. VMRO-DPMNE kërkon që të mos shtyhet mandati i kësaj prokurorie për hapjen e dosjeve të reja hetimore. (INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu