VMRO-DPMNE: Pajtohemi plotësisht me qëndrimet e Presidentit Ivanov

Konsiderojmë se Presidenti Ivanov, në fjalimin e tij vjetor, në mënyrë koncize i parashtroi problemet kryesore me të cilat u ballafaqua Maqedonia gjatë vitit 2016, si në planin e brendshëm ashtu edhe në atë ndërkombëtar – deklaroi Antonio Milloshoski, deputet dhe zyrtar i lartë i VMRO-DPMNE-së, informon Zhurnal.

“Mesazhet e Presidentit Ivanov, se nuk pajtohet me asnjëfarë ridefinimi të shtetit, në nivel të shtetit binacional, kantonizim ose çfarëdo ridefinimi tjetër, janë mesazhe të shembullit se si mbrohen interesat kombëtare dhe shtetërore”, deklaroi Milloshoski.

Sipas tij fjalimi i Presidentit ishte bindës dhe qetësues, ashtu siç ka nevojë shteti dhe qytetarët e Maqedonisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu