VMRO-DPMNE: Zaev planifikon zgjedhje, ndërsa rritet numri i të infektuarve të rinj

Derisa në rajon epidemia nga koronavirusi po zvogëlohet në mënyrë drastike, tek ne procesi është i kundërt. Kroacia dhe Shqipëria shënojnë nga dy raste të reja, Sllovenia nuk ka asnjë, ndërsa në Maqedoni numri i të infektuarve të rinj është rritur në 40 dhe një viktimë.

Nëse të dhënat e tilla për Zaevin, Filipçen dhe LSDM-në janë përballje e suksesshme me epideminë, atëherë e qartë është pse populli është në frikë dhe panik. Ata në vend që të zhvillojnë politikë dhe të bëjnë interesa të imëta partiake, duhet të ndërmarrin masa konkrete shëndetësore me qëllim që të mbrohet shëndeti dhe jeta e qytetarëve.

Maqedonia tani më është në kulmin e vet në rajon sipas vdekshmërisë në një milionë banorë, gjithashtu edhe sipas numrit të të infektuarve në një milionë banorë, ndërsa pothuajse në fundin e vet sipas numrit të testimeve.
VMRO-DPMNE-ja është ndryshe nga LSDM-ja.
Me LSDM-në dhe Zoran Zaevin kemi marrë regjim hibrid, paaftësi, krim dhe varfëri.
Qendra për komunikime e VMRO-DPMNE-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu