VMRO i kërkon përgjegjësi Zaevit për Bullgarinë: Shiti gjithçka

Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE ka bërë reagime të shumta duke adresuar akuza drejt kryeministrit Zaev pas vetos që Bullgaria vendosi për mos hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut, shkruan InfoShqip. Në një nga rreagimet e fundit VMRO akuzon Zaevin se ka shitur gjithçka, në vijim është deklarata e plotë nga VMRO.

“Vetoja e Bullgarisë ka emër dhe mbiemër dhe ai është Zoran Zaev. Ai luajti bixhoz me interesat kombëtare maqedonase, me identitetin dhe me popullin në përgjithësi. Me këto fjalë, VMRO-DPMNE ka akuzuar kryeministrin Zoran Zaev se ka bërë koncesione që nuk i kanë sjellë asnjë të mirë vendit dhe popullatës në Maqedoni. Dimçe Arsovski ka akuzuar kryeministrin Zaev se i ka gënjyer qytetarët edhe kur ka premtuar se ka garanca me shkrim se vendi do të marrë datë për hapjen e bisedimeve me BE-në.”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu