VMRO, Levica dhe Besa kundër hyrjes së ASH në Qeveri

Deputeti I Lëvizjes BESA, Fadil Zendeli në një prononcim për mediat duke komentuar hyrjen e ASH-së në Qeveri, thotë se vendi gjendet në krizë të thellë politike dhe institucionale kurse hyrja e ASH-së në koalicionin qeverisës, nuk do t`I jepte jetë qeverisë më shumë se 2-3 muaj pasi sipas tij, zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë të domosdoshme.

Ajo që vërrehet në opinionin publik dhe që ne mund ta shohim në Kuvend është përpjekja e vazhdueshme, vecanërisht e BDI-së që të krijojë në shumicë të re brenda Kuvendit. Në njëfarë mënyre BDI dëshiron “të kapet për kashte” sic thotë populli. Sa e vërej nuk është ndonjë angazhim serioz I LSDM-së se sa I BDI-së që të krijojë nëj shumicë të re parlamentare me futjen e ASH-së dhe në njëfarë mënyre mendojnë se mund ta shtyejnë qeverisjen e tyre edhe mëtej. Vlerësimi im është se kriza politike dhe institucionale është shumë e thellë. Nuk ka rrugëdalje institucionale ose politike brenda këtij mandati parlamentar, realisht vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Hyrja e ASH-së në Qeveri mund t`I jep jetë qeverisë vetëm 2-3 muaj dhe jo më shumë” – ka deklaruar Deputeti I Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli.

Reagim pati edhe nga VMRO-DPMNE.

“Pyesim publikisht Arben Taravarin që të thotë se cili ëhstë ai faktor ndërkombëtar që kërkon hyrjen e ASH-së në Qeveri? – ka deklaruar zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për të komentuar deklaratë e kreut të ASH-së, se faktori ndërkombëtar ka kërkuar që ASH-ja të hyjë në qeveri“, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE.

Stoilkovski ka theksuar se Taravari duhet që qartazi t`i përgjigjet opinionit se cili është ai faktor ndërkombëtar dhe nëse këtë nuk e thotë, kjo sipas VMRO-DPMNE-së, ekzistojnë arsye tjera përse ASH-ja dëshiron të hyjë në Qeveri.

Ka reaguar Aleanca për Shqiptarët, e cila vlerëson se partnerët strategjik, ata që kanë përkrahur në vazhdimësi rrugëtimin tonë drejt NATO-s dhe BE-së, presin nga ne që të heqim barrierën e fundit për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE: ndryshimet kushtetuese.

Çdo skenar tjetër çon në izolim, pasiguri dhe jostabilitet në një kohë kur Evropa është më e trazuar se kurrë, që nga lufta e dytë botërore. RMV nuk ka alternativë tjetër pos anëtarësimit në BE. Rezoni shtetëror duhet të mbizotërojë mbi kalkulimet politike. U takon të gjitha forcave pro-perëndimore që të angazhohen për unifikimin përfundimtar të kontinentit”, thuhet në reagim.

Aleanca thekson se u vjen keq që VMRO-DPMNE ka harruar historinë e saj të afërt dhe nuk ka nxjerrë mësime nga gabimet e veta. “Kalkulimet elektorale në çështje strategjike janë papjekuri politike për një parti që pretendon se është shtetndërtuese”, thuhet në fund të reagimit.

Lajmin për hyrjen e ASH-së në Qeveri nuk e kanë pritur mirë të gjithë partnerët qeveritarë. Partia Lidhja Demokrate e Pavle Trajanovit, është shprehur kundër zgjerimit të shumicës parlamentare, duke vlerësuar se kjo, do të rrisë pakënaqësinë te qytetarët dhe do të shkel parimet kushtetuese për përfaqësim adekuat dhe të drejtë të bashkësive etnike në pushtet. Ndërsa kundër hyrjes së ASH-së në Qeveri, është shprehur edhe grupi i të pakënaqurve të BDI-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu