I vranë djalin, babai shpërthen dy granata në sallën e gjyqit (FOTO)

Një baba i dëshpëruar për vrasjen e djalit të tij, thuhet se ka shpërthyer dy granata gjatë gjyqit e të akuzuarit për vrasjen e të birit.

Babai i pikëlluar vrau veten dhe plagosi shtatë të tjerë pasi shpërtheu dy granata në gjyqin e të akuzuarit për vrasjen e djalit të tij, përcjell albeu.com.

Ngjarja tragjike ndodhi në një gjykatë në Nikopol, në Ukrainë.

Autoritetet lokale thanë se babai vdiq gajtë shpërthimit, ndërsa shtatë persona të tjerë – tre të pandehur, dy oficerë policie, një oficer të gjykatës dhe një civil – u plagosën rëndë. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu