Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic thotë se të huajt po ofrohen dhe po u japin serbëve në Kosovë para, në mënyrë që ata të garojnë kundër Listës Serbe, transmeton Gazeta Metro.
Mediat serbe shkruajne se përfaqësues të ndryshëm të huaj, të cilët ‘shiten’ si miq të Serbsë, po u jepin para serbëve që të mos votojnë listën Serbe.
“Vetëm le të vazhdojnë të punojnë kundër Listës Serbe, kjo do t’i bashkojë edhe më tej serbët,” tha ai, duke shtuar se disa prej tyre janë nga vendet përreth, të cilët, nga rruga, e portretizojnë veten si miq të shkëlqyeshëm të Serbisë.
Vucic tutje, shprehu besimin e tij se Lista Serbe do të fitojë zgjedhjet në Kosovë.
Ai gjithashtu foli edhe për zgjedhjet që po mbahen sot në Medvegjë, ku edhe u bëri thirrje votuesve që të shkojnë në votime.










